Abdurrahimi del në stërvitje me Partizanin (FOTO)

Besart Abdurrahimi mund të konsiderohet tashmë një futbollist i Partizanit të Tiranës. Edhe pse mungon zyrtarizimi, futbollisti shqiptarë që u la i lirë nga Shkëndija sot ka dalë në stërvitje me skuadrën nga kryeqendra shqiptare, duke u vënë nën urdhërat e trajnerit Sulejman Starova.

27-vjeçari Abdurrahimi te Shkëndija erdhi shkurtin e vitit 2017-të, mirëpo duke mos mundur që të dëshmojë cilësitë e tij. Emri i tij një kohë më të gjatë lidhej me Partizanin e Tiranës, mirëpo pengesë ishte paga e lartë që kërkonte vetë futbollisti, gjë që bëri që negociatat mes palëve të zgjasnin më tepër se një muaj.

Abdurrahimi te Partizani shihet si një përforcim i madh për repartin e sulmit, ku skuadra e trajnerit Starova po vuan shumë kohëve të fundit, ndërsa një gjë e tillë u vërejt edhe në ndeshjen e parë kampionale të stinorit pranveror, kur “të kuqtë” nga Tirana pësuan disfatë minimake 1:0 nga Flamurtari në udhëtim.

Abdurrahimi bëhet futbollisti i rradhës nga Maqedonia që do të luaj te Partizani i Tiranës, pas Alban Sulejmanit, Jasir Asanit dhe Egzon Belicës dhe Emran Ramadanit.

 

Leave a Reply