Pas eksperiencave në Zvicër me Luganon dhe Sionin, Paolo Tramezani është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për të marrë drejtimin e Kolorado Rapids në Major League Soccer.
Sipas mediave italiane Tramezani ka rënë parimisht dakort me drejtuesit e klubit nga Denveri dhe në orët e ardhshme gjithçka do të zyrtarizohet. Te Kolorado Rapids, italiani do të gjejë Shkëlzen Gashin me të cilin ka patur një raport shumë të mirë kur ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare.