FC Shkupi sot do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të fazës së përgatitjeve që skuadra nga Çairi po i zhvillon në Antalia të Turqisë, njofton “infOSport.mk”.
Pas barazimit pa gola ndaj Karabagut në ndeshjen e parë skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu sot do të përballet me ukrainasit e FC Stal. Bëhet fjalë për një skuadër që luan në elitën e futbollit ukrainas, dhe që pas 19-të javëve të para sheh veten në pozitën e fundit në renditje.
Ndeshja në fjalë starton në ora 15:30 sipas kohës sonë lokale, ndërsa deri në mbyllje të fazës përgatitore në Antalia të Turqisë, FC Shkupi do të zhvillojë edhe tre ndeshje të tjera.
Ndeshjen e rradhës “bardhekaltërit” nga Çairi do ta zhvillojnë me 30 janar kundër skuadrës hungareze të Csákvári TK, me 2 shkurt do të luajnë ndaj ekipit ukrainas të Çernomorets, teksa ndeshjen e tyre të fundit në tokën turke do ta zhvillojnë me 4 shkurt kundër skuadrës së njohur ruse të Anzhi.