Futbollisti i talentuar italian, Pietro Pelegri edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Monakos. Drejtuesit e skuadrës franceze gjatë ditës së sotme finalizuan transferimin e talentit 16-vjeçar nga rradët e Xhenoas.
Pelegri me Monakon ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, ndërsa transferimi i tij vlerësohet në 25 milion euro.
Marrëveshja në fjalë përfshinë bonuse të ndryshme, ndërsa përveç kësaj skuadra e Xhenoas do të përfitojë edhe 10% nga transferimi i rradhës i Pelegrit.
“Po, kam nënshkruar. Jam shumë i lumtur që i bashkohem kësaj skuadre. Ende nuk kam biseduar me trajnerin Leonardo Zhardim, mirëpo një gjë e tillë do të ndodh para stërvitjes së të martës” – deklaroi italiani për “Sky Italia”.
Më herët gjatë ditës Pelegri kaloi me sukses kontrollet mjekësore, që më pas të bëjë foto me fanellën e skuadrës së Monakos. Gjatë vitit të parë Pietro do të përfitojë 1 milion euro, që më pas paga e tij të rritet gradualisht.
Sulmuesi i talentuar italian në “Serie A” kishte debutuar me 15 vjet e 280 ditë, duke përmirësuar rekordin e Amadeo Amadej si futbollisti më i ri në elitën italiane. Ai me fanellën e Xhenoas në “Serie A” ka zhvilluar 8 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola. Për shërbimet e 16-vjeçarit interesoheshe edhe Juventusi, mirëpo talenti italian kishte preferuar që të pranojë ofertën e Monakos.