Sot në stadiumin e qytetit në Strugë, skuadra vendase e Struga Trim Lum ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese, ku për kundërshtarë pati skuadrën kosovare të Dritës së Gjilanit, njofton “infOSport.mk”.
Në një ndeshje të barabartë me raste shënimi në të dyja anët, në fund ishin mysafirët nga Gjilani që iu gëzuan fitores falë golit të shënuar nga ana e sulmuesit Kastriot Rexha gjatë pjesës së parë.
Ndeshjen e rradhës Struga Trim Lum ka paraparë ta zhvillojë me 03 shkurt kundër Gostivarit, ndërsa me 10 shkurt do të përballen me skuadrën serbe të Javor. Vlen të përmendet se në ndeshjen ndaj Dritës së Gjilanit, te Struga Trim Lum debutimin e tyre bënë Antonio Kalanoski, Naum Veljanovski, Ilas Çilafi, si dhe portieri i talentuar Filip Trajçevski.