Skuadra e vetme shqiptare në Superligën e basketbollti vendor në Maqedoni, KB Shkupi nuk po arrinë të gjejë paqe, pasi në xhiron e 13-të është mposhtur edhe nga Blakotehna me rezultat 103:88.
Perioda e parë i takoi Blakotehnas me shifra 33:17, ndërsa në të dytën të përzgjedhurit e Enver Miftarit avansuan me rezultat 49:43. Pjesa e dytë ishte për vendasit nga Gjevgjelia që dominuan parketin dhe e mbyllën këtë sfidë me fitore 103:88.
Te skuadra nga Çairi më i miri rezultoi Rendolf me 25 pikë, ndërsa te ekipi fitues Bouen realizoi 22 pikë.