Bardhi asiston, Ivi shënon, Levante nga disfata shpëton (VIDEO)

Enis Bardhi ka zhvilluar një super ndeshje sot me Levanten e tij përballë Deportivo La Korunjës, duke ndihmuar skuadrën e tij që ti shpëtojë disfatës, njofton “infOSport.mk”.

Bardhi në lojë u inkuadrua në minutën e 51-të, ndërsa falë asistit të tij, Ivi në minutën e 80-të shënoi golin e parë, duke ngushtuar epërsinë prej dy golave të Deportivos. Po i njëjti futbollist vetëm 4 minuta më pas shënoi edhe golin e barazimit, duke i mohuar fitoren skuadrës vendase, e cila edhe përkundër faktit se nga minuta e 34-të luante me një futbollist më pak në fushë avansonte me golat e Adrian (19’) dhe Andone (45’).

Adrian në çastet e fundit të takimit ishte shumë afër edhe golit të dytë personal, mirëpo ishte portieri mysafir, Olier që shpëtoi Levanten nga disfata.

Me këtë barazim Levante mbetet jashtë zonës së ftohtë, duke u renditur në pozitën e 16-të me 19 pikë, ndërkohë Deportivo La Korunja mbetet ende në pozitat e rrezikuara, duke u renditur në pozitën e 18-të me 17 pikë të tubuara.

Leave a Reply