Atalanta pa Etrit Berishën në portë, arriti të triumfojë në transfertën ndaj Sasuolos me rezultat 0:3 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të në kampionatin e Serisë A.
Atalanta iu fal golit të mbrojtësit Masiello në pjesën e parë që zhbllokoi shifrat dhe finalizimeve në 10 minutat e fundit të mesfushorëve Cristante dhe Freuler, për të mposhtur lehtësisht në Reggio Emilia Sassuolon me rezultatin 3-0. Me këtë fitore Atalanta u ngjit në kuotën e 33 pikëve duke parakaluar Milanin në renditje dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 7-të.