Sedat Berisha sot edhe zyrtarisht ka bërë debutimin e tij me fanellën e Vllaznisë së Shkodrës në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”. Vllaznia e tij në ndeshjen e javës së 17-të u mund nga Kukësi në Shkodër me rezultatin 1:3, duke vështirësuar edhe më shumë gjërat rreth mbijetesës.
Berisha kishte një paraqitje solide, ndërsa në minutën e 36-të u ndëshkua me kartonë të verdhë. Vllaznia deri në minutën e 80-të kishte një reuzltat aktiv, pasi në ato momente rezultati ishte i barabartë (1:1), ndërsa fitoren skuadra kuksiane e siguroi në 10 minutëshin e fundit, kur fillimisht kroati Zderiç në minutën e 80-të shënoi për 1:2, teksa Elis Bakaj në minutën e tretë shtesë vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Vllaznia 1, Kukësi 3.
Vllaznia-Kukësi (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в 26 януари 2018 г.
Golin e vetëm për shkodranët në këtë ndeshje e realizoi Kalaja, kur në minutën e 70-të zhvlerësoi golin e Sindrit Gurit.
Vllaznia me vetëm 15 pikë mbetet në pozitën e parafundit, ndërsa kjo fitore me trajnerin e ri austriak në krye, Pakult shton shpresat e Kukësit, që me 28 pikë mban pozitën e tretë në renditje.