Barcelona është një nga ekipet më të mëdha të botës dhe ëndrra e shumë lojtarëve e trajnerëve, për të qenë pjesë e saj është evidente. Gjithsesi nuk mund të thuhet e njëjta gjë për trajnerin argjentinas të Tottenhamit, Maurizio Poçetino.
“Më mirë se të stërvit Barcelonën, shkoj dhe punoj në fabrikën time në Argjentinë. Arsenalin dhe Barçën nuk do t’i stërvit kurrë në jetën time, pasi kam kaluar periudha të mira te skuadrat rivale të tyre”, ka thënë Poçetino për mediat.