Ish sulmuesi i FC Shkupit, Emanuel Mbella karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën e Kosovës, njofton “infOSport.mk”.
Futbollisti kamerunas me pasaportë franceze ka firmosur kontratë 6 mujore, me mundësi vazhdimi me skuadrën e Gjilanit, që u tregua më këmbëngulëse në angazhimin e 25-vjeçarit. Mbella te FC Shkupi kishte qëndruar një vit të plotë, duke zhvilluar 28 ndeshje dhe duke realizuar 3 gola, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Bylisit në Shqipëri, teksa gjithashtu kishte luajtur me skuadra të ndryshme edhe në Itali, Rumani dhe Gjermani.
Mbella pa dyshim se është përforcimi më i bujshëm i kësaj merkatoje në Superligën e Kosovës, ku pritet që të ndihmoj Gjilanin që të ngjitet sa më lartë në tabelën e klasifikimit.
Skuadra gjilanase stinorin vjeshtor në elitën e futbollit kosovar e mbylli në pozitën e 8-të me 26 pikë të tubuara, 8 pikë më pak se liderët e Llapit.