Presidenti i Paris Saint Germain, Naser Al Khelaifi, e lejon largimin e Nejmar Junior vetëm me një kusht: nëse klubi që ai drejton do të fitojë Çampions League-n. Kështu shkruan versioni brazilian i Goal.com në kulmin e raportimeve për një interesim të mundshëm të Realit të Madridit për 26-vjeçarin.
Nejmar thuhet se dëshiron që vitin e ardhshëm të jetë pjesë e “Los Blancos”, por që nuk i ka pëlqyer sheikut të parizienëve.
Për ta motivuar që të japë më të mirën e mundshme me klubin që po dominon futbollin francez në vitët e fundit, Al Khelaifi i ka premtuar ”yllit” brazilian, për të cilin shpenzoi plot 222 milionë euro për ta shkëputur nga Barcelona, që do t’ia plotësojë dëshirën nëse fiton Championsin. Pra, me kupën me veshë të mëdhenj në palmarisn e PSZH-së, Nejmar mund të shkojë ku të dojë.