Mbrojtësi i majtë i Kombëtares së Shqipërisë, Naser Alji ka gjetur skuadër të re. Kumanovari është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës Virtus Entella që garon në Serinë B të Italisë.
Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të klubit italian, ndërsa detaje rreth kontratës nuk janë bërë të ditura. Aliji që nga vera e vitit 2017-të ishte pa ekip, ndërsa më herët ka qenë pjesë e skuadrës gjermane Kaiserslautern. Gjithashtu kumanovari është standart i ftuar në Kombëtaren e Shqipërisë.