“De Vrij? Nuk ka ndryshuar asgjë, së shpejti do të vijë rinovimi.” Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, ka sqaruar të ardhmen e mbrojtësit, që ende nuk është e qartë. “Vullneti i Stefan është të qëndrojë me ne, por me holandezët është gjithmonë e vështirë të bisedosh, – tha shqiptari për “Premium Sport”, – Gjithsesi jemi në detajet e fundit të marrëveshjes.” Në lidhje me Milinkovic-Savic, që i pëlqen disa skuadrave në Premier League, Tare shtoi: “Do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit, më pas të shohim. Nuk është në shitje.”
Tare qetëson tifozët e Lazio. Nuk ka asnjë problem për kontratën e De Vrij, i cili ka një marrëveshje deri në vitin 2020, por edhe një klauzolë prej 25 milionë euro për prishjen e saj. Një tjetër lajm pozitiv vjen edhe për Luis Alberto: “Së shpejti do të rinovojë edhe ai kontratën, edhe pse kemi një marrëveshje deri në vitin 2021. Meriton një rritje page, sidomos nëse shkojmë në Champions dhe është pjesë e projektit tonë. Mund të them se rikthimi në formë i Felipe Anderson dhe Nani, për cilësitë e jashtëzakonshme që kanë, mund të konsiderohet blerjet tona të mëdha në merkaton e janarit,” – përfundoi Tare. (Telesport)