Shqipëria mëson orarin e ndeshjeve për Ligën e Kombeve

Gjatë ditës së sotme në Lozanë të Zvicrës u hodh shorti për risinë e re të sjellë nga UEFA, Ligën e Kombeve.

Shqipëria e cila ndodhet në grupin e parë të “Ligës C”, do të përballet me Skocinë dhe Izraelin. Ndeshjen e parë “kuqezinjtë” e Kristian Panuçit do ta zhvillojnë me datë 7 shtator kundër Izraelit, ndërsa vetëm tre ditë më pas Kombëtarja shqiptare do të përballet me Skocinë në transfertë, për të vijuar një transfertë tjetër më 14 tetor kundër Izraelit, teksa ndeshjen e fundit Shqipëria do ta zhvillojë si vendas përballë Skocisë me datë 17 nëntor.

 

Leave a Reply