Me Tonellin që nuk është aktivizuar thuajse fare, e largimin e mundshëm të Nikola Maksimovic dhe në pritje të Younes në sulm, Napoli mendon edhe për një përforcim në linjën difensive.
Bëhet fjalë për një emër jo pak i njohur, të cilin Sarri e njeh mjaft mirë që në kohën kur drejtonte Empolin. Federico Barba, siç raporton CalcioNapoli24 është objektivi i ri i të të kaltërve dhe synohet transferimi i 24-vjeçarit nga Sporting Gijon në formën e huasë.