Pasi që përfaqësuesja e Maqedonisë të mërkurën mësoi kundërshtarët për garën e re të UEFA-së, Ligën e Kombeve, ndërkohë janë caktuar dy ndeshje kontrolluese për terminin e FIFA-s në muajin Mars.
Përfaqësuesja A e vendit në muajin e tretë të vitit do të zhvilloje dy takime testuese, me Federatën e Futbollit të Maqedonisë që ka arritur marrëveshje për përballje me Finlandën më 23 mars dhe Azerbejxhanin më 27 mars.
Ndeshjet do të luhen në teren neutral në Antalia të Turqisë.