Lojtaret verikoreane të hokejit në akull kanë arritur në Korenë e Jugut, për të formuar ekipin e përbashkët për Lojërat Olimpike Dimërore.
Dymëbedhjet lojtaret kanë kaluar kufirin me një delegacion zyrtar dhe do të nisin stërvitjet me ekipin nga Jugu.
Dy vendet janë pajtuar javën e kaluar për të formuar ekip të përbashkët dhe për të garuar nën një flamur në Olimpiadën që do të mbahet muajin e ardhshëm në Kore të Jugut.
Marrëveshja është bërë e mundur pasi Kim Jong Un, lider i Koresë së Veriut, vendit më të izoluar komunist në botë, papritur i ka dhënë leje ekipit të tij.
Më 9 janar, dy Koretë po ashtu kanë bërë marrëveshje për të rihapur bisedimet midis ushtrive të tyre. (REL)