Pas shkëmbimit të Mikhtarianit me Sançezin, Mançester Junajtedi është i interesuar që ta bëjë edhe një sakrificë të ngjashme.
“Djajtë e Kuq” janë ende të hapur për mundësinë e kthimit në “Old Traford” të Kristiano Ronaldos, por vetëm përmes shkëmbimit me portierin David de Gea.
Edhe pse solli Sançezin këtë dimër, Junajtedi e sheh me sy të mirë një shkëmbim me portierin spanjoll, pasi kthimi i portugezit do t’i shërbente shumë klubit edhe në aspekte të marketingut si dhe dërgimit të një mesazhi që Mançester Junajtedi mbetet në krye, përkundër dominimit aktual të Mançester Sitit.