Në oret e vona të së mërkurës zikaltrit kanë arritur të bindin argjentinasin Javier Pastore nëpërmjet agjentit të tij, Simonian që të transferohet në Milano.
Pastore ka pranuar të reduktojë pagën e tij me 30% dhe është gati t’i bashkohet Interit që në muajin janar. Por vullneti i Pastores nuk është vendimtar, pasi Inter duhet të bindë PSG për këtë manovër.
PSZH për të respektuar rregullat e “fair play financiar” kërkon 20 mln euro, ndërkohë që Inter është gati për një huazim paraprak dhe më pas negociatat për pagimin e kartonit, me detyrim në qershor të vitit 2019.