Simona Halep dhe Karolin Vozniacki do të takohen në finalen e madhe të “Grand Slam” turneut të parë të vitit 2018-të, Australian Open.
Tenistja rumune në gjysmëfinale mundi Angelik Kerber me rezultatin 2-1, në sete 6-3, 4-6, 9-7.
Përballja mes këtyre dy tenistëve ishte shumë e fortë dhe e njëjta zgjati plotë 2 orë e 20 minutash. Seti i parë foli në anën e Halep, që dominoi ndaj Kerber, e cila u kundërpërgjigjë në setin e dytë, që e mbylli në favorin e saj me rezultatin 6:4. , ndërsa
Seti final ishte më i forti dhe që zgjati më shumë, por në fund ajo që doli e fituar nga ky duel ishte pikërisht Halep që e mbylli setin me rezultatin 9-7 dhe krejt ndeshjen 2-1. Në këtë mënyrë Halep për herë të parë në karrierë e saj kualifikohet në finalen e një turneu “Grand Slam”.
Për dallim nga Halep, Vozniacki në gjysmëfinalen tjetër shënoi fitore 2-0, në sete 6-3, 7-6 ndaj surprizës më të këndshme të këtij turneu, Elise Mertens. Edhe për tenisten daneze përballja e së shtunës do të jetë finalja e saj e parë në një turne “Grand Slami”. Për Karolin Vozniackin, ishte kjo fitorja e 14 e saj në 16 ndeshjet e fundit.