Ross Fitzsimons është portieri i Notts County, skuadrës që luan në “League Two” të Anglisë.
Në ndeshjen ndaj Crawley u bë protagonist i një episodi qesharak dhe të çmendur në të njëjtën kohë. Në minutën e 95 të ndeshjes, kur rezultati ishte 1-1, pasi kapi krosimin që erdhi nga goditja e këndit, vendosi të shkelmonte në të pasme një nga kundërshtarët e tij.
Rezultati? Arbitri i nxori kartonin e kuq portierit dhe akordoi 11-metërsh për Crawley, që fitoi ndeshjen 2-1. (Top Channel)