Xhaka çon Arsenalin në finale të Kupës së Ligës (VIDEO)

Arsenali është kualifikuar në finale të Kupës së Ligës, pasi në gjysmëfinale eliminoi Çelsin me rezultat 2:1. Pas barazimit pa gola në “Stemford Brixh” Arsenali në shtëpi tregoi lojë më të mirë pranë publikut të vet.

Filimisht Hazard në minutën e 7-të realizoi për ekipin e Kontes, ndërsa autogoli i Rudiger barazoi shifrat më vonë. Vendimtarë për këtë kualifikim ishte shqiptari Granit Xhaka që shënoi golin e dytë për “topçinjët” në minutën e 60-të, duke çuar kështu skuadrën e tij në finale. Me këtë kualifikim, Arsenali do të përballet në finale me Mançester Sitin, për të diskutuar trofeun.

Leave a Reply