Kosova mësoi shortin e Ligës së Kombeve ku do të ketë përballë kundërshtarë të tillë si Azerbajxhani, Malta dhe Ishujt Faroe, por Dardanët mbeten ende pa një trajner. Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri theksoi se për momentin ende nuk diçka konkrete për trajnerin e ri.
“Jemi në një moment që duhet të flasim për grupin ku jemi të shortuar. Trajneri është pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës, por për momentin nuk ka diçka konkrete nuk mund të them asgjë. Duke patur parasysh që vetëm vendi i parë avancon më tej, është një grup i vështirë pasi kemi në grup një skuadër si Azerbajxhani që është favorit. Edhe Malta e Ishujt Faroe nuk janë skuadra të dobëta por për vendin e parë mendoj që garën do ta kemi me Azerbajxhanin”, ka thënë presidenti i Federatës së futbollit Kosovës.