Skuadra e Shkupit sot ka zhvilluar stërvitjet e para në tokën turke, më skatësisht në Antalia ku kushtet klimatike dhe ato teknike kanë mundësuar punë maksimale dhe përkushtim të madh nga ana e futbollistëve, të cilët me përgjegjësi kryenin urdhërat dhe këshillat e stafit të trajnerëve me në krye Ardian Nuhiun.
Fillimisht ekipi nga Çairi në orët e mëngjesit zhvilloi stërvitje në fitnes, ndërsa pasdita ishte e rezervuar për të zhvilluar dhe stërvitjen e parë në fushën me barë.
Stërvitjet ditëve në vijim do ju shërbejnë të besuarve të trajnerit Nuhiu që sa më të përgatitur të presin edhe ndeshjen e parë kontrolluese kundër Karabagut të Azerbajxhanit, ndeshje kjo që në program është me datë 25 janar.