Rikardinjo, pa dyshim se është një ndër lojtarët më të mirë të futbollit në palestër për momentin. Kur ai luan ndonjë ndeshje, jemi mësuar të na dhurojë spektakël, qëoftë me driblimet e tij, apo edhe me golat e shënuar.
Një të tillë portugezi shënoi në një nga stërvitjet me Kombëtaren e tij, që po përgatitet për Europianin e futbollit në palestër.
Rikardinjo edhe gjatë seancave stërvitore, shpik gola të paimagjinueshëm.