Basketbollisti Lebron Xhejms ka vendosur sot një rekord të ri në NBA, duke u bërë lojtari më i ri që arrin kuotën e 30 mijë pikëve, në moshën 33 vjeç e 24 ditë. Ylli i Klivlendit realizoi 28 pikë në ndeshjen e luajtur sot ndaj San Antonio Spurs, humbur 102-114, të cilat nuk mjaftuan për të evituar humbjen e 20-të sezonale. LeBron arriti kuotën e 30 mijë pikëve në fund të periodës së parë, duke marrë duartrokitjet e gjithë stadiumit që u ngrit në këmbë edhe pse luhej në San Antonio.
Ai bëhet basketbollisti i shtatë në historinë e NBA-së që kap këtë kuotë pikësh, ku ndodhen legjenda si Kareem Abdul-Jabbar, Karl Malone, Kobe Bryant, Michael Jordan, Ëilt Chamberlain e Dirk Noëitzki.