Shorti që po hidhet për momentin në Lozanë të Zvicrës për Ligën e Kombëve ka nxjerrë grupet për Maqedoninë dhe Kosovën. Të dyja përfaqësueset ndodhen në Ligën ‘D’, me Maqeodoninë që u shortua në grupin e katërt së bashku me Armeninë, Lihteshtajnin dhe Gjibraltarin.
Ndërkohë përfaqësuesja e Kosovës u përfshi në grupin e tretë të Ligës ‘D’ së bashku me Azerbejxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën, përderisa Kombëtarja e Shqipërisë është vënë në grupin e parë të Ligës ‘C’ me Skocinë dhe Izraelin.