Renova e ka nisur mbarë vitin 2018-të. Skuadra nga Xhepçishti shënoi fitore minimale 1:0 në ndeshjen e parë miqësore në kuadër të fazës së përgatitjeve që kjo skuadër po i zhvillon në Ohër, njofton “infOSport.mk”.
Golin e vetëm në këtë përballje për “gjipspunuesit” e realizoi Fatjon Jusufi gjatë pjesës së parë. Të dy trajnerët në këtë ndeshje ju dhanë mundësinë të gjithë futbollistëve që kanë në dispozicion.
Debutimin e tij te Pobeda sot kishte edhe Altin Lloga, i cili ditë më parë u transferua te skuadra nga Prilepi nga rradhët e Struga Trim Lum.
Për Pobedën ishte kjo disfata e dytë në kuadër të fazës përgatitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, pas disfatës nga Shkëndija në ndeshjen e tyre të parë të vitit 2018-të.