ZYRTARE, Burhan Aliji firmosi me Vëllazërimin

Burhan Aliji edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Vëllazërimit të Kërçovës. Futbollisti kumanovar sot është prezantuar nga ana e presidentit të klubit kërçovar, Blerim Sadiku, ndërsa kontrata e tij është për 6 muaj, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, gjithnjë nëse në fund të kampionatit Vëllazërimi e bënë ëndërrën realitet dhe siguron një vend për në elitën e futbollit vendor.

Kumanovari 28-vjeçar së fundmi ishte pjesë e skuadrës shkupjane të EuroMilk, ndërsa gjatë karrierës së tij të bujshme, Aliji gjithashtu ka veshur edhe fanellat e skuadrave të Bashkimit,  Dritës së Bogovinës, Gostivarit, Milanon, Teteksit, Shkëndijës si dhe Lirisë së Prizenit në Superligën e Kosovës.

Burhan Aliji është përforcimi i 6-të i bërë nga ana e drejtuesve të skuadrës kërçovare, pas Ardit Zeqirit, Bllagoja Naumovskit, Genti Bislimit, Gëzim Bakievskit dhe Ensar Sulejmanit.

 

Leave a Reply