E përditshmja italiane, “La Repubblica” është munduar t’i japë përgjigje një pyetjeje shumë aktuale mes tifozëve të futbollit, kur janë në pyetje çmimet e sotme, se sa vallë do të kushtonin kampionët e mëdhenj të së shkuarës?
Përgjigjen e jep “Playratings” një platformë e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, e ndërtuar nga ekspertë të nivelit botëror.
Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, sipas llogarisë së platformës në fjalë, sot do të vlente 328 milionë euro, ndërkohë për fenomenin Luis Nazario da Lima Ronaldo, që luante me Milanin dhe Interin, sot do të duheshin 433 milionë euro, që njëherit është është shifra më e lartë për një futbollist.
Ndërkohë sa u përket futbollistëve italian, më i shtrenjti do të ishte Alesandro Del Piero, vlera e të cilit do të kapte shifrën e 133.7 milion eurove, ndërsa pas tij renditet legjenda e Kaljarit, Xhixhi Riva, për kartonin e të cilit për shembull sot ekipet do të duhesh të paguanin 115.39 milion euro.
Për Totin e sezonit 2006-2007, kur shënoi 32 gola në 50 ndeshje me Romën, do të duheshin rreth 86 milionë euro.