Futbollisti nga Tetova, Shaqir Rexhepi ka arritur marrëveshje me skuadrën e KEK-ut. Këtë e bëri të ditur “gazetasheshi.com”, të cilët kanë dhënë lajmin ekskluziv për arritjen e akordit mes futbollistit dhe drejtusve të KEK-ut.
Rexhepi te KEK-u vjen nga FC Honka, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Shkëndijë, Renovën, Samsunsporin, MFK Kosice,Poli Timisora. Ai gjithashtu një kohë ishte pjesë edhe përfaqësueses së Maqedonisë.