Aleksis Sançezi me kontratën e re te Mançester Junajtedi është bërë lojtari më i paguar në Premier Ligë dhe është përfshirë në mesin e më të mirëve në botë, në këtë drejtim. Sançez, në moshën 29-vjeçare, do të fitojë 450.000 euro në javë.
Goleadori kilien e përfundonte kontratën me “Topçinjtë” në qershor, por nuk ishte i gatshëm të rinovonte, për kërkesat e larta që kishte. Junajtedi ka paguar 23.6 milionë euro për sulmuesin, që ka nënshkruar deri në vitin 2022 në “Old Trafford”. Pas këtij transferimi, Alexis Sanchez renditet në mesin e futbollistëve më të mirë në botë, nëse u referohesh pagave të tyre.
Ish-lojtari i Barcelonës rri pezull midis aktorëve të mëdhenj të skenës botërore për momentin. Me kontratën e tij të re me Manchester United, ai është prapa emrave të tillë si Messi (35 milionë €), Cristiano Ronaldo (32 milionë €), Bale (23 milionë €) dhe Neymar (36 milionë €) për çështjen e pagave.