Skuadra e Rabotniçkit nesër do ta ketë ‘testin’ e parë në Antalia të Turqisë kundër skuadrës së Azerbejxhanit, Qabala. “Romantikët” të hënë arritën në tokën turke për fazën e dytë të përgatitjeve, ndërsa menjëherë kanë filluar me stërvitje.
Rabotniçki në Shkup zhvilloi kontrolluesen e parë, me Borecin e Velesit që e fitoi me rezultat 3:0. Ndërkohë takimi i parë ‘testues’ në Antalia ndërmjet Rabotniçkit dhe Qabalas do të luhet nesër me fillim në orën 15:00 sipas kohës tonë lokale.