Mesfushori armen, Henrik Mkitarian është shumë i lumtur që u transferua nga radhët e Mançester Junajtedit te Arsenali.
“Është ëndërr e bërë realitet, sepse gjithnjë kam ëndërruar duke luajtur për Arsenalin. Tani që jam këtu, do të jap më të mirën time për këtë skuadër që të bëjmë histori”, tha Mkitaryan për faqen e Arsenalit.
Mkitarian te Arsenali kaloi si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me Aleksis Sançez që u transferua te Mançester Junajtedi.