Disa ditë pas kyçjes së sponsorit të ri, Shefshet Demiri, FC Shkupi paralajmroi se skuadra e tyre ka arritur marrëveshje me brendin e njohur për veshje sportive nga Italia, “Kappa”. Ndërkohë me të njejtat janë pajisur sot të gjithë stafi i FC Shkupit dhe futbollistët në stërvitjet e para që i kishin në Antalia të Turqisë.
Ndryshe, se si do të duken fanellat e reja të FC Shkupit, pritet t’i shohim të enjtën në ndeshjen e parë kontrolluese që skuadra nga Çairi do ta zhvillojë ndaj Qarabagut të Azerbejxhanit.