Tashmë gjithçka është zyrtare! Sulmuesi kilian Aleksis Sançez është një futbollist i ri i Mançester Junajtedit, teksa Henrikh Mikhtarian është një lojtar i ri i Arsenalit.
Sançez me “Djajtë e Kuq” ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare dhe do të përfitojë një rrogë totale me një vlerë prej 56 milionë stërlinash.
Sançez te Junajtedi do të bartë fanellën me numër 7-të, që një kohë të gjatë e mbanin legjendat e këtij klubi, si Erik Kantona, Dejvid Bekam dhe Kristiano Ronaldo. Ai bëhet kiliani i parë në historikun e skuadrës së Junajtedit, që do të veshë fanellën e tyre.
“Jam shumë krenar që jam lojtari i parë kilian që do të luaj me Junajtedin. Jam i kënaqur që jam bashkuar me klubin më të madh në botë. Kam shpenzuar tre vjet e gjysmë të mrekullueshme tek Arsenali dhe mbart me vete kujtime shumë pozitive nga ajo skuadër dhe tifozët e saj. Kam shansin e madh që do të luaj në një stadium historik si “Old Traford” dhe që do të punoj me një trajner të madh si Hoze Munrinjo” – tha Sançez për faqen zyrtare të “Djajve të Kuq”.
Ndërkohë, Henrikh Mikhtarian i cili gjatë këtij edicionin humbi një vend titullari te Mançester Junajtedi, edhe përkundër refuzimit, në fund pranoi që të transferohet në Londër, te skuadra e Arsenalit.