Bernd Hollerbach është trajneri i ri i Hamburgut. Një gjë të tillë klubi gjerman ka njoftuar përmes faqes së saj zyrtare, duke gjetur kështu shumë shpejtë trajnerin e ri pas shkarkimit të Markus Gidsol.
48 vjeçari Bernd Hollerbach me Hamburgun ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2019.
Pas 19 javësh kampionat, skuadra e Mërgim Mavrajt ndodhet në vend të parafundit të renditjes, që do të thotë se me këtë pozicion rrezikon shumë rënien për herë të parë në historinë e klubit një kategori më poshtë.