Derisa tifozët e Mançester Junajtedit dhe Arsenalit mësuan për zyrtarizimin e shkëmbimit të Henrikh Mikhtarian me Aleksis Sançez, lideri i Premierligës, Mançester Siti ka gëzuar tifozët e saj me një lajm shumë të mirë.
Njëri prej yjeve të “citizens”, Kevi De Brujne ka vazhduar kontratën me këtë skuadër deri në vitin 2023-të.
Kontrata e tij aktuale ishte valide deri në vitin 2021. Belgu 26-vjeçar gjatë sezonit aktual me Sitin ka regjistruar 6 gola dhe 10 asistime.