Skuadra kampione e Juventusit i është afruar sërish në vetëm një pikë liderit aktual në “Serie A”, Napolit, pas fitores minimale 1:0 ndaj Xhenoas në ndeshjen e fundit të javës së 21-të, të zhvilluar në “Juventus Stadium”.
Golin e vetëm në këtë ndeshje jo edhe aq atraktive e realizoi Daglas Kosta në minutën e 16-të, pas një asisti të kroatit, Mario Manxhukiq.
Në këtë mënyrë edhe pse me shumë mungesa në formacion për shkak lëndimeve të disa prej futbollistëve të formacionit të parë, Juve arriti edhe fitoren e 7-të me rradhë në të gjitha kompeticionet, duke mbajtur hapin me Napolin.