Gjokoviç përshëndetet me Australian Open, mundet nga numri 58 i ATP-së (VIDEO)

Tenisti serb Novak Gjokoviq është eliminuar nga turneu gren-slem Australian Open, pasi u mposht në 1/8 finales nga koreanojugori Hjon Çung me rezultat 3:0. Numri i 58-të në renditjen e ATP-së zhvilloi një ndeshje super të mirë kundër Gjokoviqit, duke e mbyllur takimin për 3 orë e 24 minuta lojë në sete 7:6, 7:5 dhe 7:5.

Çung në çerekfinale të Australian Open do të përballet me Sandgren, me këtë të fundit që mposhti 3:2 me sete austriakun Dominik Tiem. Ndërkohë sa i përket kategorisë së femrave, Anxhelik Kerber u kualifikua në çerekfinale, pasi triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Su Vei, përderisa Simona Halep siguroi biletën për më tej falë fitores 2:0 ndaj japonezes Naomi Osaka.

 

Leave a Reply