Ish sulmuesi i Realit të Madridit dhe Milanit, Robinjo, ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdoj në Turqi, te skuadra e Sivaspor. Ai përmes kësaj skuadre do të kërkojë rilindjen e tij në futbolin evropian, pas një periudhe të vështirë për të, ku u përfshi edhe në skandalin e përdhunimit të një vajze me origjinë shqiptare në Itali.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi turk përmes një postimi në faqen e saj zyrtare. Robinjo gjatë ditës së nesërme pritet të arrijë në Turqi, ku edhe do të ju nënshtrohet vizitave mjekësore, për të nisur më pas një aventurë krejtësisht të re.