Cuculi lëndohet në kontrolluesen ndaj Cyrihut

Mbrojtësi i Shkëndijës, Ardian Cuculi është lënduar në ndeshjen kontrolluese që skuadra e tij e Shkëndijës e zhvilloi sot ndaj Cyrihut të Zvicrës në Antalia të Turqisë. Cuculi ishte i përfshirë në formacionin startues, ndërsa në minutën e 2-të në një përplasje me një futbollist të Cyrihut mori një lëndim.

Lëndimi rezultoi të jetë më serioz sa që në minutën e 10-të u desh që kërçovari ta lëshojë fushën e gjelbërtë dhe në vend të tij u aktivizua Bazhe Todorovski. Mësohet se Cuculi ka ndryth kyçin e këmbës, ndërsa kontrollet nga stafi mjekësor pritet të japin analizën finale të detajuar.

Kontrolluesja ndërmjet Shkëndijës dhe Cyrihut u mbyll me fitore të zviceranëve me rezultat 2:1. /InfOSport.mk

Leave a Reply