Skuadra e Totenhamit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në transfertën ndaj Southamptonit në xhiron e 24-t të Premier Ligës në Angli. Ndeshja u duk se do të kishte shumë gola, kur në minutën e 15 “Spurs”-at e panë veten në disavantazh pas një autogoli të shënuar nga Sançez, gabim të cilin e korrigjoi brenda 3 minutash golashënuesi i përhershëm i këtij sezoni, Herri Kejn.
Edhe pse barazpesha u vendos shumë shpejt dhe Totenhami kishte përpara mbi 70 minuta lojë për të tentuar fitoren që do ta bashkëngjiste me Liverpoolin në vendin e 4-t të renditjes, të besuarit e Poçetinos nuk ia dolën dot të ndryshonin rezultatin deri në fundin e takimit.
Tashmë Tottenhami mban vendin e 5-të, duke lënë pas krahëve rivalët londinezë të Arsenalit, por rrezikojnë të ndjekin në një distancë më të thellë Liverpoolin, që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar, e Çelsin, me plot 5 pikë nëse “të kuqtë” do të fitojnë në sfidën e mbetur ndaj uellsianëve të vendit të fundit, Svonsi.