Skuadra e Tiranës që garon në Ligën e Parë të Shqipërisë kërkon të përforcojë sërish mbrojtjen, ndërsa “infOSport.mk” mëson se skuadrës shqiptare në Antalia të Turqisë do ti bashkohet, Aleksandar Ristevski.
Bëhet fjalë për një futbollist të mbrojtjes, i cili së fundmi ka luajtur te Pobeda e Prilepit. Ai pjesë e tyre ishte nga 3 gushti i vitit 2016-të, ndërsa më parë gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Mladost Carev Dvorin si dhe dy skuadrat shkupjane, Metalurgun dhe Skopjen.
Ai sezonin aktual ishte një ndër futbollistët më standard te Pobeda, duke luajtur në 14 ndeshje kampionale, ndërsa në total me fanellën e skuadrës nga Prilepi ka të zhvilluara 45 ndeshje, duke regjistruar edhe një gol.
Mbetet të shihet nëse 25-vjeçari Ristevski do të bind trajnerin Ze Maria në fazën e përgatitjeve në Antalia të Turqisë dhe se të njëjtit do ti ofrohet kontratë nga ana e drejtuesve të KF Tiranës, me në krye presidentin Refik Halili.