Stankovski i kënaqur nga faza përgatitore me Rabotniçkin

Rabotniçki gjatë ditës së sotme do të zhvillojë edhe takimin e parë kontrollues në kuadër të fazës së parë të përgatitjeve, ndërsa në një prononcim për “infOSport.mk” trajneri i “romantikëve”, Goran Stankovski foli edhe për rrjedhojën e kësaj faze, ku skuadra dalë nga dalë po kompletohet dhe e gatshme dhe e plotë pritet të udhëtojë edhe për në Antalia të Turqisë, atje ku do të zhvillojë edhe fazën e dytë dhe kryesore para startit të stinorit pranveror.

“Tani për tani gjithçka po shkon sipas planit. Po punohet shumë fuqishëm dhe jam shumë i kënaqur nga sjellja e futbollistëve. Kemi përforcuar skuadrën në të gjitha pozitat ku kishim nevojë. Mendoj se te Rabotniçki ka kualitet dhe kuadër për në Europë. Nuk kërkoj alibi, por është fakt se fillova me një hendikap të madh. Ne ishim  shumë mbrapa në tabelë, ndërsa tani arritëm që të afrohemi drejt pozitave që sigurojnë Europën. Shpresoj se në do i arrijmë qëllimet tona, që janë dalje në Europë” – tha enkas për “infOSport.mk” trajneri i Rabotniçkit, Goran Stankovski.

Ekipi i tij për sot ka paraparë të zhvillojë edhe takimin e parë kontrollues përballë Borecit, ndërsa 4 ndeshje të tilla me kundërshtarë të huaj do ti zhvillojë edhe në Antalia të Turqisë, për ta përmbyllur serinë e ndeshjeve kontrolluese sërish në Shkup, me ndeshjen ndaj Bellasicës (07 shkurt), që trajnerit Stankovski do i shërbejë si provë gjenerale para ndeshjes së parë të stinorit pranveror që do ta zhvillojë kundër Renovës në Shkup.

 

Leave a Reply