Ismet Sinani vazhdon të shkëlqejë me ekipin e të rinjëve të skuadrës së Milanit. Sulmuesi shqiptar i ka dhënë fitoren e radhës skuadrës së Milanit, duke ndihmuar “kuqezinjtë” për të mundur Sasuolon.
Edhe pse ndeshjen e nisi nga stoli (u inkadrua në lojë në minutën e 84-të), një gjë e tillë nuk i pengoi aspak futbollistit shqiptarë, i cili vetëm pas 30 sekondave të kaluara në fushë arriti që të shënojë golin e fitores së Milanit për rezultat, 2:1.
Kjo fitore Milanin ngjiti në vendin e katërt në kampionat, ndërsa konfirmoi edhe një herë se Sinani është një talent që duhet mbajtur nën vëzhgim nga ana e drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, që duhet përmirësuar gabimin e saj, me mos përfshirjen e tij në Kombëtaren U-19 që udhëhiqet nga Erion Bogdani.