Real Madridi ka arritur të marrë një fitore të thellë në ndeshjen e javës së 20-të, duke mundur Deportivo Lakorunjën me rezultatin 7:1, edhe përkundër faktit se miqtë ishin të parët që kishin shënuar në këtë ndeshje me anë të Adrian.
Mirëpo ky gol vetëm sa nervozoi futbollistët “madrilen”, të cilët u shfrynë duke shënuar plotë 7 gola.
Bejl, Ronaldo dhe Naço realizuan nga një “dopietë”, teksa një gol në këtë ndeshje realizoi Luka Modriç.
Është kjo fitorja e parë për “mbretërit” pas 3 ndeshjeve pa fitore në La Liga, duke u rikthyer sërish në pozitën e katërt me 35 pikë. Deportivo Lakorunja mbetet në kuotën e 16-të pikëve, duke qenë tashmë pjesë e zonës së ftohtë.