Kemi parë shumë gola nga distanca, por kur një të tillë shënon një portier, madje nga gjysmëfusha e skuadrës së tij, nga rreth 70 metra, atëherë pa dyshim se ai gol merrë vëmendjen e gjithë mediave ane mbanë Botës. Një gjë të tillë gjatë ndeshjeve të së shtunës në Segunda Division në Spanjë, bëri portieri i skuadrës së Lugo, Huan Karlos, i cili shënoi një super gol, duke turpëruar kolegun e tij të Sporting Hihon, Marino.
As vetë Huan Karlos nuk e kishte imagjinuar dot se topi i degazhuar nga ana e tij do të përfundonte në rrjetë, pasi me siguri se në momentin kur kishte goditur topin kishte kërkuar ndonjërin prej shokëve të skuadrës në sulm.
Ndryshe goli i tij vulosi fitoren e Lugos me rezultatin 3:1, duke ndihmuar në këtë mënyrë që të ngjitet në pozitën e katërt me 39 pikë, teksa ish skuadra e elitës së futbollit vendor, Sporting Hihon me 33 pikë renditet në pozitën e 10-të.