Gëzim Krasniqi pa dyshim se është blerja më e bujshme e Rabotniçkit gjatë afatit kalmitarë të dimrit. Ai te “romantikët” erdhi nga rradhët e Partizanit, ndërsa shymë përshtypje i ka lënë mikpritja nga ana e drejtuesve të skuadrës shkupjane.
“Më kanë befasuar me pritjen që më kanë bërë, që nga presidenti, trajneri, stafi dhe gjithë drejtuesit e klubit. Vërtetë më kanë pritur sikur unë të vija te kjo skuadër nga futbolli i madh europian. Thjesht te kjo skuadër shoh shumë profesionalizëm dhe besoj se do ecim mirë” – tha Gëzim Krasniqi në lidhjen e tij direkte për emisionin “Zona Gola” të Ilda Bejlerit në “SuperSport”.
Krasniqi me Rabotniçkin nënshkroi kontratë një vjeçare, ndërsa pritet që të jetë një nga liderët kryesor në mbrojtjen e “romantikëve”, të cilët edhe këtë vit piksynim kanë Europën.